Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal tha se Kievi ka marrë këstin e fundit prej 1.5 miliard eurosh, nga paketa 18-miliardë euroshe e dhënë nga Bashkimi Evropian. “Sot, kemi marrë 1.5 miliard eurot e fundit prej paketës financiare 18-miliardëshe. Shpresojmë për një mbështetje të vazhdueshme, të palëkundur nga ana e BE-së”, tha Shmyhal në platformën e mesazheve X.