Në kohën kur shumë mërgimtarë nisin rrugën drejt Kosovës, autoritetet vendore kanë bërë thirrje që të shmanget kalimi përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë. Arrestimi i ish-policit Arbnor Spahiu në pikën kufitare Serbi-Hungari ka ngritur shqetësim për atë që nga institucionet është vlerësuar si veprim arbitrar dhe politik. Më herët janë arrestuar edhe luftëtarë të UÇK-së, thotë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi.