Rreth 20,000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga një qytet historik evropian pasi u zbuluan tre bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore. Pjesë të mëdha të qendrës së qytetit të Këlnit, në Gjermani, duke përfshirë spitalet, azilet e të moshuarve dhe një hotel, janë rrethuar ndërsa ekspertët u përpoqën të çaktivizojnë eksplozivët. Policia u sigurua që të pastronte të gjithë "zonën e rrezikut" prej 1 mijë metrash, e cila ndodhej në rrezen e mundshme të shpërthimit. Kjo la disa shkolla, kopshte, muze dhe madje edhe rrjetin lokal të tramvajit të mbyllur për orë të tëra. Tre ura mbi lumin e Rinit gjithashtu u mbyllën.