Katër shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë. “Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani”, thuhet në njoftimin e ministrisë.