Pesë qytetarë shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Izraelit për arsye turistike dhe profesionale, u larguan përmes Egjiptit, pas ndërhyrjes së ministrisë së jashtme dhe ambasafave në Tel Aviv dhe Kajro. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, por për shkak të tensioneve të përshkallëzuara ditët e fundit mes Izraelit dhe Iranit, u bë e domosdoshme largimi i tyre.