318 banorë të Shkodrës u evakuuan këtë të hënë nga Forcat e Armatosura dhe forcat e emergjencave civile, ndërsa janë strehuar në konvikte dhe tek të afërmit e tyre, deri në stabilizmin e plotë të situatës së reshjeve. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile njftoi se ka një përmirësim të konsiderueshëm të situtës së krijuar dy ditët e fundut në vend, si pasojë e reshjeve. Dy qarqet që vijojnë të hasin probleme janë Shkodra dhe Lezha. Në Lezhë, zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa.