Organizatorët e festivalit evropian të këngës Eurovision njoftuan se eventi i vitit të ardhshëm do të mbahet në Britani pasi Ukraina e mbërthyer nga lufta nuk është një vend i sigurt për të. Unioni Evropian i Transmetimit EBU, që organizon eventin, tha se kishte patur diskutime me transmetuesin publik ukrainas për eventin e radhës, pasi Kalush Orchestra, fitoi edicionin e sivjetshëm.