Mund të mbahet në Milano, Bolonja, pesaro, rimini apo Torino, por jo në Romë. Kryeqyteti italian nuk do të mund të presë festivalin evropian të këngës vitin e ardhshëm pasi nuk ka ambjentin e përshtatshëm për eventin më të rëndësishëm të muzikës në kontinent. Festivali u fitua këtë vit nga grupi italian Maneskin, cka edhe i dha të drejtën Italisë të zhvillojë eventin vitin e ardhshëm.