Në kuadër të tetorit rozë, grupi lider në tregun e sigurimeve Eurosig-Insig-UBA Bank shpalos një paketë të dedikuar me ofertë të veçantë, për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë të kryejnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit. Në një konferencë për mediat Presidenti i Grupit, Z.Kadri Morinaj duke theksuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë, njoftoi paketën prej 50 eurosh e cila përfshin një sërë analizash dhe ekosh, në mënyhrë që të kryhet ekzaminimi I duhur. Gjatë muajit Tetor, klientët që do të kryejnë sigurimin e jetës për efekt kredie pranë Insig Jetë, do të përfitojnë një eko gjiri falas.