Çmimet e gazit natyror në Europë u rritën sërish të martën, ndërkohë që kontinenti i vjetër po përgatitet për mbylljen e rubinetit të gazit nga Rusia. Kompania shtetërore ruse, Gazprom njoftoi papritur se do të mbyllte gazsjellësin Nord Stream 1 për mirëmbajtje midis 31 gushtit dhe 2 shtatorit. Furnizimi i gazit do të rifillojë me shpejtësinë 33 milionë metra kub në ditë nëse nuk zbulohen keqfunksionime, tha kompania. Ndërprerja e energjisë në fund të këtij muaji, vjen ndërkohë që unioni po përpiqet të mbledhë furnizime për sezonin e dimrit. Ndërkohë, euro ra për pak kohë kundrejt dollarit amerikan të hënën.