Eurodeputetët e Volt Europa do të udhëtojnë drejt Gjadrit për të inspektuar nga afër qëndrat e pritjes së emigrantëve. Duke e konsideruar politikën e emigracionit, një çështje europiane dhe jo thjeshtësisht kombëtare, eurodeputët Damian Boeslager, Anna Strolenberg, Reinier Van Lanschot dhe Kai Tegethoff; do të ndalen fillimisht në Tiranë më 22 nëntor nga ku do të udhëtojnë drejt Gjadrit. Për këtë vizitë janë njoftuar zyrtarisht policia e shtetit, drejtoria e burgjeve dhe ambasada italiane në Tiranë.