Rezoluta e Parlamentit Europian për Kosovën, e miratuar këtë të enjte kërkon në mënyrë të drejtpërdrejt nga pesë vendet anëtare të BE-së që të njohin pa vonesa pavarësinë e Kosovës. Thirrja u propozua si amendim i të gjelbërve, që u mbështet edhe nga deputetët e dy grupeve të tjera, socialdemokratët e majtë dhe ata të partive popullore të së djathtës.