Top News / Eurodeputetët gjejnë Gjadrin bosh/ Kritikojnë Italinë: Shpenzuan 60 mln euro për asgjë
23/11/2024 17:21

“Eurodeputetet e Volt Europa udhëtuan drejt Gjadrit për të inspektuar nga afër kampet e emigrantëve dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në këto kampe. Eurodeputetja Anna Strolenberg në një intervistë për Top Neës rrëfen kritikat dhe atë çfarë pa nga afër në kampet e emigrantëve.” “Ende është e vështirë të japim një mendim të qartë sepse qendra është bosh. Por mendoj se këtu ka një çështje më të madhe, dhe ajo është pyetja: pse ekziston kjo qendër këtu? Kjo nuk zgjidh asnjë problem. Ideja ishte të zgjidhej çështja e kthimeve, por nuk po funksionon. Qeveria italiane ka shpenzuar 60 milionë euro për këtë projekt, dhe me shumë gjasë do të kushtojë mbi një miliard euro për pesë vite. Pyetja më e madhe që kam është: pse të shpenzohen kaq shumë para, pothuajse një miliard euro, për një projekt që nuk do të funksionojë, dhe ende nuk e dimë në fund nëse do të respektohen ligjet evropiane? Sigurisht, themi që është territor italian, por gjithashtu është edhe shqiptar, kështu që a mund të garantojmë që gjithçka do të ndodhë sipas ligjeve të BE-së?” Strolenberg nuk përkrah idenë e presidentes Ursula Von Der Leyen apo edhe liderëve të tjerë europiane që po mendojnë të ndjekin shembullin italo-shqiptar. “E shohim tendencën e vendeve të tjera. Pra, thonë: Okay, kemi një problem. Na vijnë shumë njerëz në vendin tonë. Ndoshta i çojmë diku tjetër, i lëmë të bëjnë gjithë procedurën e regjistrimit atje, dhe më pas mund të kthehen. Por unë absolutisht nuk jam dakord me këtë, sepse, po, kemi probleme me migracionin. Por për mua, çështjet janë më shumë rreth asaj nëse ka mjaftueshëm fonde dhe përqendrim për praktika të mira të integrimit. A mund të krijojmë kushte të mira për qendrat e ndalimit dhe qendrat e pritjes në Evropë? Dhe aktualisht, të gjitha paratë po shkojnë për këtë marrëveshje, ku nuk ka asnjë person të sjellë. Në vend të kësaj, mund t’i kishim shpenzuar këto para shumë më mirë.” Strolenberg shton se vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe Gjykatës së Romës ngushtoi kategoritë e emigrantëve që mund të vijnë në Shqipëri, duke e bërë thuajse jo funksionale marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit.

Top Channel/ Besimtarët ortodoksë bkremtojnë Pashkën! Lutje për më shumë paqe
12/04 00:04
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, përfshihen tre mjete, lëndohet një drejtues
11/04 21:11
Top Channel/ Zjarr në malin e Koshnicës në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi
11/04 21:10
Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26