Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e eurodeputetit të Greqisë Fredi Beleri, i cili kërkoi pafajësi për dënimin me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. 24 orë para zgjedhjeve vendore të vitit 2023, Fredi Beleri u vu në pranga, pasi u kap duke blerë vota, teksa të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.