Kursi I këmbimit të euros me lekun ka prekur një minimum të ri historik, duke u këmbyer me 99.58 lekë. Sipas agjentëve të këmbimit, prurjet e valutës në treg ngelen të qëndrueshme edhe pasi sezoni veror e ka kaluar momentin e pikut. Gjatë viteve të fundit dinamika e kursit të këmbimit ka ndryshuar dhe rënia e tij nuk lidhet më vetëm me efektin sezonal, I cili tashmë është shpërndarë, dhe nuk është vetëm te muajt e verës.