Policia e Beratit ka arrestuar një 31 vjeçar këtë të shtunë, pasi gjatë kontrolleve iu gjet një shumë e konsiderueshme parashë, që dyshohet se kanë si burim veprimtaritë kriminale të të riut. Policia njofton se 31-vjeçarit iu kapën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale gati 57 mijë euro, pesë monedha ari si dhe një pajisje metalkërkuese. Në lidhje me këtë rast, policia thotë se është vënë nën hetim edhe babai i të riut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".