Top News – EULEX ‘bujt’ edhe 1 vit në Kosovë/ Osmani zgjat mandatin e misionit, skadonte këtë muaj
15/06/2021 22:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia zgjati mandatin misionit evropian për sundimin e ligjit - EULEX edhe për një vit. Në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se Osmani e njoftoi shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me vendimin. Në letrën drejtuar atij, Osmani tha se EULEX-i “do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”. “I njëjti mandat mund të shtyhet edhe për një vit tjetër, në rast të vlerësimit pozitiv të punës së këtij misioni nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thuhet në letër. Mandati i tij do të skadonte këtë muaj. EULEX u vendos në Kosovë në vitin 2008, pasi Kosova shpalli pavarësinë. Ai ka përbërë misionin më të madh civil në kuadër të politikës së përbashkët të Bashkimit Evropian për siguri dhe mbrojtje. Në fazën e hershme, qëllimi i tij ishte t’i ndihmonte autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Shumica e kompetencave të drejtësisë që ka pasur administrata e OKB-së në Kosovë - UNMIK, i kanë kaluar EULEX-it. Por, nga viti 2018, edhe kompetencat dhe përgjegjësitë e EULEX-it janë reduktuar në masë të madhe, duke i kaluar sistemit vendor. Pjesëtarët e EULEX-it gëzojnë imunitet ndaj proceseve ligjore dhe administrative të Kosovës. Për zgjatjern e mandatit të këtij misioni kërkohet marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17