Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije të premten se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. I pyetur se sa është reale është mundësia e anëtarësimit në BE, Kurti ka thënë se Evropa ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe është e detyruar ta mbajë Ballkanin pranë.