Në Belgjikë u zhvillua gjyqi ndaj Franc Çopjas, i njohur edhe si Franc Gergely, i akuzuar si porositës i vrasjes të Ardit Spahiut në Bruksel, si dhe për drejtimin e një organizate kriminale të strukturuar. Gjatë seancës gjyqësore, sipas medias belge La Libre, dëshmoi edhe partnerja e tij, e cila e përshkroi Çopjan si një person jo agresiv dhe mohoi se kishte dijeni për ndonjë aktivitet kriminal, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij. Po ashtu, raportohet se ajo theksoi para togave të zeza se Çopja nuk ngrinte kurrë zërin dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë dhune.