Albin Kurti ka shprehur kënaqësinë që është takuar me Gabriel Escobar në Prishtinë, teksa thotë se i ka kërkuar të dërguarit të posaccëm amerikan për Ballkanin Perëndimor që të kërkojë llogari në Beograd në lidhje me sulmin në Banjskë. ‘Kënaqësi takimi me të dërguarin special të SHBA, Escobar. E falenderova për mbështetjen amerikane dhe thesova nevojën që të kërkojmë llogari ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë.