Një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nga Uashingtoni do të udhëtojë drejt Tiranës zëvendës ndimësi amerikan i shtetit, Gabriel Escobal. Vizita e tij dyditore në Shqipëri fillon më 11 prill dhe në axhendë përfshihen takime me disa politikanë Shqipëtarë. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kryefjala e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo proces zgjedhor, ndaj pritet që kjo çështje të jetë në fokus të diskutimeve. I dërguari i posaçëm i Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e republikës, Bajram Begaj.