I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar I ka dërguar një tjetër mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Beograd. I pyetur se cilat do të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk e pranon propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Escobar tha se kjo lëvizje do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës.