Vijon vizita në Kosovë e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili këtë të enjte vizitoi manastirin e Deçanit dhe komunitetet serbe në komunën e Pejës. Pikërisht nga Peja, Escobar deklaroi se komuniteti serb meriton të jetojë i sigurt dhe me dinjitet brenda territorit administrative të Kosovës dhe se pikërisht qeveria e kësaj të fundit është përgjegjëse për këtë.