I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nisi sot vizitën e tij në Kosovë, ku pritet të takohet me liderët e vendit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, opozitën dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, për të biseduar për çështjen e dinarit serb. Emisari amerikan tha të martën se gjatë vizitës në Prishtinë, do t’i ketë në fokus “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ta ndaluar dinarin, si dhe për transferet prej Serbisë për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre”.