Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm për tri vite, pritet të largohet nga ky post dhe të marrë detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim. DASH hodhi poshtë dhe i konsideroi si të rreme pretendimet e publikuara në një ëeb-faqe ku thuhej se Gabriel Escobar është shkarkuar nga pozita e tij.