Pak përpara vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës, i dërguari amërikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dërguar një sërë mesazhesh jo vetëm për Prishtinën zyrtare, të cilës i ka kërkuar rikthimin në dialogun me Serbinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit. Escobar thotë në një intervistë për mediat në Kososvë se Ballkani Perëndimor është në agjendën e SHBA, duke theksuar se Shtëpia e Bardhë po punon që rajoni të mos jetë më minë me sahat për Evropën.