Ervin Salianji, ish-deputeti I Partisë Demokratike, ka rifituar lirinë pas shlyerjes të më shumë se 2/3-ës së dënimit prej 1 viti heqje lirie. Dakordësia është dhënë këtë të martë nga Gjykata e Fierit, pasi Shërbimi I Provës ka dorëzuar raportin pozitiv për Salianjin. Më herët një raport pozitiv është dorëzuar edhe lidhur me sjelljen e tij në Burgun e Fierit, ku sërish rezultoi pozitiv.