Dedan Gjoni, shefi i krimit në komisariatin gjashtë i jepte grupit të strukturuar kriminal informacione lidhur me tentativat për ekstradimin e Dritan Rexhepit, të cilit i referohej me nofkën ‘Vlonjati’. Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se në shtator të vitit 2020 përmes aplikacionit SKY i është kërkuar Dedan Gjonit që të verifikojë në sistemin Interpol disa persona që mund të kishin probleme me Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.