Enti Rregullator i Ujit ka miratuar tarifat për rritjen e çmimit të ujit në qarqet Elbasan, Berat dhe Shkodër. Tarifat e reja do të zbatohen nga ky vit deri në vitin 2029, në varësi të kërkesës së shoqërive rajonale të ujësjellësave. Rritja prek gjashtë bashkitë e qarkut të Elbasanit, pesë të Qarkut të Beratit dhe pesë bashkitë e qarkut të Shkodrës.