Ambicia dhe veteofrimi per te garuar nen siglen e Partise Socialiste per drejtimin e bashkise se Tiranes, konsiderohen nga deputeti Erion Brace, ceshtje qe per momentin i takojne vetem shtepise se tij politike. Shtepi, ku ka kontribuar prej 30 vitesh, e tashme duket se po i mat pulsin strukturave per te pare gatishmerine e tyre per te perqafuar kandidaturen e tij, megjithese prej kohesh socialistet e Tiranes pergatiten per te mbeshtetur Ogerta Manastirliun. “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Unë kam folur brenda Asamblesë së PS në njësinë 5”. Nje koment Brace e dha edhe per kerkesen qe ka depozituar ne KQZ, ku kerkon rezultatet e tij elektorale prej vitit 1996.