Deputeti socialist, Erion Braçe thotë se propozimi aktual i ligjit për bastet online nuk taton mjaftueshëm këtë aktivitet. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe deklaron se për sportin dhe në arkën e shtetit do të përfundojnë shuma të papërfillshme në krahasim me xhiron e parashikuar të basteve.