Në rrjetet sociale, Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani shpalos një jetë luksoze, por të paktën ligjërisht ai figuron i punësuar si truprojë. Detaji u mësua rastësisht nga ndalimi që i bëri policia e shtetit ditën e diel. Policia fillimisht nuk nxorri njoftim, por pasi lajmi u përpap në media pranoi që e kishte ndaluar atë në zonën e ish-bllokut. Sipas policisë, Erik Fullani ishte ndalur për xhamat e zinj të makinës, për të cilat ishte gjobitur edhe me 20 mijë lek.