Era e fortë e shoqëruar me reshje të dendura të shiu ka dëmtuar çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë. Disa prej tjegullave janë rrëzuar duke rrezikuar dhe jetën e banorëve. Autoritetet apelojnë banorët që të evitojnë lëvizjet gjatë këtyre orëve për shkak të motit të keq.