Presidenti turk, Reyep Tayip Erdogan pranoi se çështja e avionëve F-35 ishte pjesë e bisedës së tij me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë samitit të NATO-së. "Ne duam F-35 kryesisht për sigurinë tonë. Çështja e F-35 nuk është vetëm një çështje teknologjie ushtarake për ne, por edhe një çështje bashkëpunimi të fortë në nivel ndërkombëtar, siç është NATO. Forcimi i infrastrukturës sonë mbrojtëse nuk është një kërcënim për askënd. Sidomos për miqtë dhe aleatët tanë." – deklaroi Erdogan.