Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan priti këtë të hënë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis Vizitë zyrtare që zgjati vetëm disa orë dhe që kishte në fokus përpjekjet për ndarjen e vijës detare kufitare. Por konferenca u shoqërua me replika e kundërreplika. Lufta në Gaza theloi ndasitë e drejtuesve të dy vendeve anëtare të NATO-s. Nëse e quani (Hamasin) një organizatë terroriste këtu, ne do të mërzitemi. Unë kurrë nuk e kam parë Hamasin si një organizatë terroriste dhe tani po e ndjek Hamasin hap pas hapi.