Autoritetet turke arrestuan të premten kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër opozitës në vend. Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në Stamboll, u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.