Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është lideri më i admiruar në rajon, sipas një sondazhi të kryer në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë. "Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor" e Institutit Ndërkombëtar Republikan shtroi pyetje rreth çështjeve më të rëndësishme me të cilat përballen këto vende, prioritetet e qeverisë dhe opinionet për liderët botërorë dhe rajonalë. Shumica identifikuan "kushtet ekonomike dhe koston e jetesës" si shqetësimet e tyre kryesore.