“Turqia është Irani i ri”. Kështu deklaroi ish Kryeministri izraelit, Naftali Bennet gjatë një konference me krerët e organizatave kryesore amerikano-hebreje, që u mblodhën këtë javë në Jeruzalem. Konferenca diskutoi mbi rreziqet e reja që kanosin shtetin hebre, ku Naftali Bennet renditi Turqinë dhe Katarin, si dy vendet që po përpiqen të krijojnë së bashku me Pakistanin bërthamor një aks sunit kundër Izraelit.