Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën për të biseduar mbi mundësinë e rifillimit të eksporteve të grurit nga Ukraina përgjatë Detit të Zi. Në takimin që zgjati disa orë në Moskë, përfaqësuesit nga Ministritë e Mbrojtjes të Turqisë dhe Rusisë arritën një marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejshëm për kalimin e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.