Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me ritmin më të shpejtë në 19 vjet, përkatësisht 36.08 për qind në muajin dhjetor, kanë treguar të dhënat e Institutit Turk të Statistikave. Sipas tij, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 13.58 për qind në dhjetor, në krahasim me vitin paraprak.