Thorbjorn Jagland erdhi në Shqipëri në fund të majit 2012 si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës për të ndërmjetësuar krizën e thellë mes partive politike në Shqipëri dhe u largua prej Tiranës me mbresat e ‘vajzave të jashtëzakonshme’. Sipas mesazheve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, diplomati norvegjez i ka shkruar më 25 maj famëkeqit Jeffrey Epstein, duke i bërë të ditur që ishte në vendin tonë dhe përshtypjet për vajzat shqiptare.