Policia e Vlorës ka sekuestruar 260 kg lëndë narkotike, duke vënë në pranga 4 shtetas rumun dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë. Drejtori i Policisë Vlorë Ermal Muçaj, doli në një konferencë për shtyp, ku dha detajet nga operacioni “Kamper”. Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.