Sipas informacioneve rimorkio e një kamioni është shkëputur nga era e fortë në aksin Korçë-Bilisht dhe ka goditur një mjet tjetër në rrugë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës. Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga.