Para 28 vitesh, në fillim të marsit 1998, forcat serbe rrethuan fshatin Prekaz në Drenicë, me synimin për të eliminuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, dhe familjen e tij. Prekazi u vendos nën një rrethim të hekurt nga ushtria dhe policia serbe, duke shënuar një nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës në Kosovë.