Edi Rama e nisi turin elektoral të mbylljes së fushatës nga qarku i Shkodrës. Ndalesa e parë ishte Puka. Rama (Pukë): “Ata të kthehen andej nga kanë ardhur të gjithë. Ai të marri atë patllaken e ta fusi andej nga e ka nxjerrë dhe të mos vijë më këtu, bashkë me atë gjykatësin ordiner që e ka nxjerrë vettingu jashtë si hajdut. Dhunën e bën opozita dhe jo pushtetit, dhe kryetarët tanë të Bashkive i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet nga ata që vijnë për të marrë pushtetin, në funksion të asaj faqes së zezë që është në Tiranë. Ç’a po i bëjmë ne opozitës, përveçse po e mundim”