Ukraina po kufizon konsumin e energjisë elektrike pas dëmeve që i janë shkaktuar infrastrukturës së saj, si pasojë e sulmeve të reja ajrore ruse. Kjo është hera e parë që Ukraina merr një vendim të tillë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Në sulmin e fundit rus është dëmtuar një objekt energjetik në rajonin Dnjipropetrovsk, tha lideri i administratës rajonale, Valentyn Reznichenko.