Ashtu siç ishte prlajmëruar edhe nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha, Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për abuzimet me energjinë elektrike. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe deputeti Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat thanë se dëmi ekonomik i shkaktuar është 10 mln euro për një nga lotët.