Në ditën e tretë të konferencës së Mynihut, kryministri Edi Rama pati në fokus investimet në energji gjatë takimit me një prej investitorëve më të mëdhenj francezë, Patrick Poyanné. : “Mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri, të cilat kanë nisur me programin e projekteve të diellit e të erës” – shprehet Rama në Facebook.