Subjektet politike në Kosovë kanë edhe pesë ditë afat për të dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputet. Afati zyrtar i caktuar nga KQZ-ja do të përfundojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 11 dhjetor, në orën 16:00. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për KosovaPress, se ky afat nuk do të ndryshohet.