Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e viteve 1998-1999. Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërsa në Bruksel javën e ardhshme, në raundin e ri të dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të miratojnë Deklaratën për të pagjeturit. Çështja e të zhdukurve përmendet në nenin 6 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel.